Detajet Personale

Oferta Totale
Targa të Fituara
Tërhequr

Cilësimet e Sigurisë

Ndrysho fjalëkalimin

Fjalëkalimi juaj duhet të jetë së paku 6 karaktere dhe duhet të përfshijë një kombinim numrash, shkronjash dhe karakteresh speciale (!$@%)

Targa të Kërkuara

hand

Jeni vetëm një hap larg nga targa e ëndrrave tuaja!

Filloni të bëni oferta tani dhe siguroni një identitet unik në rrugë.

Targa të Fituara

hand

Jeni vetëm një hap larg nga targa e ëndrrave tuaja!

Filloni të bëni oferta tani dhe siguroni një identitet unik në rrugë.

Historia e Ofertave

Nuk ka oferta

Preferencat e Njoftimeve

Zgjidhni se si dëshironi të merrni përditësime dhe njoftime të rëndësishme.

Njoftimet me email

Merrni përditësime me email (oferta, fitime, informacione llogarie).

Njoftimet push

Aktivizo njoftimet në kohë reale në shfletues ose aplikacion.

Paraqisni një Ankesë

Nuk ka ankesa

Paraqisni një Ankesë

loading ...

Zgjidhni një Gjuhë

English (US)
English (US)
tic
Albanian (AL)
Albanian (AL)
tic
banner-car

Personalizo targen tënde

Eksploro Ankandet

Targat më të kërkuara - Bëni ofertën para se të ikin!

Skadoi
1 dot
C4 dot
B0 dot B
B0 dot S5
T dot AKU dot 01
T dot 0D9 dot 9

test14gusht

clock
Skadoi
Numri : 7
Skadoi
D2 dot K7
Q dot 888 dot Q
T dot 0Y0 dot TA
BI dot TC01N

DPSHTRR_TEST

clock
Skadoi
Numri : 4
Skadoi
TI dot RAN05

test ankand

clock
Skadoi
Numri : 1

Si Funksionon

Gjeni përgjigje të shpejta për pyetjet më të zakonshme për ofertat, pagesat dhe pronësinë e targave.

1

Zbuloni targat e disponueshme për ankand.

2

Hyni në llogarinë tuaj dhe regjistrohuni në ankand.

3

Paguani tarifën e sigurimit të ofertës dhe vendosni ofertën tuaj.

Pyetje të përgjithshme

Gjithçka që duhet të dini për ankandin e targave të personalizuara.

Çfarë është një ankandi online/elektronik i targave të personalizuara?

Ankand online/elektronik, nënkupton procedurat e shitjes së targave të personalizuara të klasifikuara nga DPSHTRR, i cili zhvillohet përmes platformës elektronike. Kjo procedurë e shitjes së targave të personalizuara nga DPSHTRR, bazohet në ofertën publike më të lartë.

Si funksionon procesi i ankandit?

Procesi i ankandit funksionon në disa hapa:

DPSHTRR publikon periodikisht  listën e targave për shitje me ankand së bashku me çmimin fillestar dhe afatet kohore.

Regjistrimi i pjesëmarrësve – Çdo pjesëmarrës duhet të krijojë një llogari në platformën e anankandit online.  

Pjesëmarrësit mund të jenë individë, persona fizikë, juridikë që plotësojnë kriteret ligjore dhe administrative për pjesëmarrje në ankand dhe që paraqesin një ofertë të vlefshme për një ose më shumë targa të personalizuara të shpallura në shitje nga DPSHTRR. Pjesëmarrësit të cilët regjistrohen dhe marrin pjesë në ankandin e targave të personalizuara duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:

1.      Duhet të jenë mbi 18 vjeç;

2.      Duhet të disponojë mjet në pronësi/qira financiare;

3.      Duhet të kenë dokument identifikimi të vlefshëm ID/pasaportë ose NIPT (aktiv) për personat fizik/juridik;

4.      Duhet të përmbushin kushtet, detyrimet financiare të kërkuara sipas tarifës së miratuar;

5.      Në momentin e regjistrimit, ofertuesi duhet të pranojë kushtet për marrjen e përgjegjësisë dhe rënien dakord me procedurën e ankandit sipas formularit tip për aplikim.

Dokumentacioni i pjesëmarrësve është si më poshtë:

-          Dokument identifikimi i vlefshëm, i ngarkuar në platformë;

-          Autorizim dhe dokument identifikimi të autorizuesit i ngarkuar në platformë (në rastet e përfaqësimit);

-          Deklaratë e marrjes së përgjegjësisë e ngarkuar në platformë 

-          Dokument pronësie, ose fitimit të pronësisë së tij/qira financiare mjetit. 

Ofertuesit mund të marrin pjesë në një numër të pacaktuar targash objekt ankandi, me sigurim oferte të vlefshëm për secilin targë të klasifikuar për ankand.

Tarifa e regjistrimit në ankand - Tarifa për regjistrim në ankand për targat e personalizuara është 2,000 lekë dhe paguhet menjëherë me kartë debiti/krediti nga platforma sipas faturës tatimore, e cila është e pakthyeshme .

Sigurimi i ofertës - Sigurimi i ofertës për ankandin elektronik është 20,000 lekë e cila ngurtësohet në platformë nga karta e debitit/kreditit. 

Afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës do të jetë i vlefshëm, nga data e zhvillimit të ankandit deri në përfundim të ankandit. Për ofertuesit jo fitues, në përfundim të ankandit, kjo shumë u kthehet pjesëmarrësve.

Për ofertuesin fitues, afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës përfundon me pagesën e plotë të vlerës maksimale të ofertuar, në rast mos kryerje pagese për targën brenda afateve të përcaktuara kjo shumë e ngurtësuar nuk i kthehet ofertuesit, po mbahet si kompesim nga DPSHTRR për mospërmbushje të detyrimeve që lindin nga procesi.

Vendosja e ofertave – Ankandi elektronik zhvillohet me parimin që ofertuesit kanë të drejtën të rrisin ofertën e tyre sipas vlerës së hapit si dhe formës së ofertimit automatik maksimal (Proxy Bidding) ku ofertat vendosen automatikisht nga sistemi në emrin e ofertuesit.

Vlera e hapit për çdo ofertë mbi vlerën fillestare të pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të ankandit është e përcaktuar.

Vlera e hapit do të jetë progresive, me rend rritës të shkallëzuar si më poshtë:

a.       Nëse vlera fillestare e targës është deri në 250.000 lekë me TVSH

Hapi rritet me vlerën 5,000 (pesë mijë) lekë; 

Fitues shpallet oferta më e lartë.

b.      Nëse vlera fillestare e targës është nga 250.001 deri në 500.000 lekë me TVSH

             Hapi rritet me vlerën 10,000 (dhjetë mijë) lekë; 

            Fitues shpallet oferta më e lartë.

c.      Nëse vlera fillestare e targës është nga 500.001 deri në 1.000.000 lekë me TVSH

            Hapi rritet me vlerën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë; 

            Fitues shpallet oferta më e lartë.

d.      Nëse vlera fillestare e targës është mbi 1.000.001 leke me TVSH

Hapi rritet me vlerën 20,000 (njëzet mijë) lekë; 


Fitues shpallet oferta më e lartë.

Monitorimi transparent – Të gjitha ofertat shfaqen publikisht dhe procesi nuk lejon ndërhyrje apo manipulime.

Mbyllja e ankandit – Në përfundim të afatit të anakandit, fitues shapllet automatikisht ofertuesi që ka paraqitur ofertën më të lartë të vlefshme, në përputhje me rregullat e ankandit. 

 

Finalizimi – Fituesi pajiset me faturën tatimore brenda 2 (dy) ditë pune. Pagesa kryhet me transfertë bankare në numrin e llogarisë të specifikuar në faturë ose kartë debiti/krediti.

Pagesat në cash nuk lejohen.        

Për rastet kur ofertuesi fitues në ankandin fizik/elektronik, nuk kryen pagesën e faturës dhe tërhiqet si fitues ose nuk kryen pagesën brenda afatit prej 5 (pesë) ditë pune, procedura e ankandit për këtë targë anulohet dhe targa rikthehet në listë për rishitje me ankand.

Afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës do të jetë i vlefshëm, nga data e zhvillimit të ankandit deri në përfundim të ankandit. Për ofertuesit jo fitues, në përfundim të ankandit, kjo shumë u kthehet pjesëmarrësve.

Për ofertuesin fitues, afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës përfundon me pagesën e plotë të vlerës maksimale të ofertuar, në rast mos kryerje pagese për targën brenda afateve të përcaktuara kjo shumë e ngurtësuar nuk i kthehet ofertuesit, po mbahet si kompesim nga DPSHTRR për mospërmbushje të detyrimeve që lindin nga procesi.

Si mund të bëj një ofertë? 

Për të bërë një ofertë, duhet të regjistroheni në platformën e ankandit, të dorëzoni dokumentet e kërkuara dhe të paguani tarifën e regjistrimit dhe sigurimin e ofertës. Pasi verifikohet llogaria, ju mund të vendosni ofertë manuale ose të përdorni ofertimin automatik (Proxy Bidding), ku sistemi rrit ofertën në emrin tuaj deri në limitin që vendosni.

A mund ta ndryshoj ose ta tërheq ofertën time?

Oferta e vendosur në ankandin elektronik nuk mund të tërhiqet. Pjesëmarrësit vetëm mund të rrisin ofertën e tyre gjatë afatit të ankandit, sipas vlerës së hapit të përcaktuar.

A ka një shumë minimale oferte?

Po. Shuma minimale është çmimi fillestar i targës, i cili publikohet nga DPSHTRR. Çdo ofertë pasuese duhet të rritet sipas “hapit të ofertës” që ndryshon në varësi të vlerës fillestare të targës.

Çfarë ndodh nëse dikush ofron menjëherë më shumë pas meje?

Nëse një ofertues tjetër ofron më shumë se oferta juaj, ju mund të vendosni një ofertë të re më të lartë ose të aktivizoni ofertimin automatik që e rrit ofertën tuaj deri në limitin që keni vendosur.

Si e di nëse jam ofertuesi me vlerën më të lartë?

Platforma e ankandit e shfaq në kohë reale ofertën më të lartë. Në panelin tuaj do të shfaqet qartë nëse jeni “ofertuesi me vlerën më të lartë”, ose nëse jeni tejkaluar nga një pjesëmarrës tjetër.

Si shpallet fituesi?

Në përfundim të afatit të ankandit, sistemi shpall automatikisht fituesin — ofertuesi që ka vendosur ofertën më të lartë të vlefshme, sipas rregullave të ankandit.

Çfarë duhet të bëj nëse fitoj ankandin?

Fituesi pajiset me faturën tatimore brenda 2 ditësh pune. Ai duhet të kryejë pagesën e vlerës së ofertës për targën dhe të përfundojë procedurat sipas udhëzimeve të platformës.

Çfarë ndodh nëse fituesi nuk paguan?

Nëse pagesa nuk realizohet brenda 5 ditëve pune:

  • Fituesi humbet shumën e sigurimit të ofertës (20,000 lekë),
  • Ankandi për atë targë anulohet,
  • Targa rikthehet në listat e ankandeve të ardhshme për rishitje.

Cilat metoda pagese pranohen?

Pagesat bëhen në mënyra të ndryshme, varësisht nga natyra e pagesës:

  • Tarifa e regjistrimit (2,000 lekë) dhe sigurimi i ofertës (20,000 lekë) paguhen vetëm me kartë debiti ose krediti përmes platformës;
  • Pagesa e faturës tatimore për targën fituese mund të bëhet me transfertë bankare sipas të dhënave të faturës;
  • Pagesat me para në dorë (cash) nuk pranohen në asnjë rast.

A është pagesa e kthyeshme nëse diçka shkon keq?

  • Tarifa e regjistrimit (2,000 lekë) është e pakthyeshme.
  • Sigurimi i ofertës (20,000 lekë) kthehet vetëm nëse ofertuesi nuk fiton ankandin.
  • Për fituesin, sigurimi kthehet pasi kryen pagesën e plotë.
  • Nëse fituesi nuk paguan ofertën fituese të shpallur, sigurimi nuk kthehet.
question-1
question-2
question-3

Keni ende pyetje?

Nuk mund të gjeni përgjigjen që kërkoni? Ju lutemi bisedoni me ekipin tonë miqësor.

Informacion!

Rezervimi i targës së personalizuar duhet të bëhet me të dhënat e personit/subjektit i cili do të jetë zotëruesi i targës (jo me të dhënat e personit të autorizuar).

Targa e personalizuar lejohet të vendoset vetëm në autovetura, jo në mjete të kategorive të tjera si ATP, APV, Autobusë, Rimorkio, etj.